Tashmë janë bërë të ditur rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Suedi të mbajtura më 11 shtator të këtij viti.
Në mesin e deputetëve të zgjedhur të parlamentit suedez janë edhe 2 shqiptarët, Aida Birinxhiku dhe Adnan Dibrani, shkruan Kult Plus.
Birinxhiku hyn në mandatin e parë të saj në Parlamentin e Suedisë, teksa për Adnan Dibranin ky është mandati i tij i 3-të në këtë parlament.