12 kadetë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë betuar para kapitenit të Qendrës për Studime Universitare për të filluar studimet 4 vjeçare, ku gjatë kësaj ceremonie ministri i Mbrojtës Armend Mehaj tha se gjatë 4 viteve të ardhshme këta kadet do të edukohen që arrijnë vlerat e detyrës në nder të atdheut, raporton InLajmi.
Mehaj tha se gjatë 4 viteve të ardhshme kadetët do të të përgatiten në karrierë profesionale në shërbim të atdheut të Ushtrisë së Republikës së Kosovës.
“Ju kadetë për 4 vjetët e ardhshme do të edukoheni, arsimoheni dhe do të stërviteni që të arrini vlerat e detyrës, nderit dhe atdheut. Për 4 vjetët e ardhshme do të përgatiteni me karrierë profesionale në shërbimin e atdheut si oficerë të Ushtrisë së Republikës së Kosovës”, tha Mehaj.
Gjithashtu ministri Mehaj, kërkoj nga kadetët që të mësojnë historinë e popullit të Kosovës që ta mbajnë me vete në luftën për liri.
“Kërkojë nga ju që çdo ditë të mësoni për historinë e popullit tonë, histori që përmban jo vetëm luftën tonë për liri, drejtësi dhe barazi. Heronjtë tanë janë ata të cilët na kanë përcjellur në çdo hap dhe në çdo hap përpara do i marrim me veti pasi pa ta nuk do të kishim të kaluarën e lavdishme, por as të ardhmen e ndritur”, tha ai. /InLajmi/