Parlamenti i Portugalisë ratifikoi të premten protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.
Ky parlament, i cili ka 230 ulëse, votoi pro hyrjes së 2 vendeve nordike në NATO me 219 vota për dhe 11 kundër.
Finlanda, e cila kufizohet me Rusinë, dhe Suedia që kufizohet me Finlandën – 2 shtete tradicionalisht neutrale – aplikuan për anëtarësim në NATO, pas pushtimi rus të Ukrainës.
Protokolli i pranimit duhet të aprovohet nga parlamentet e 30 vendeve anëtare të aleancës para aderimit formal të 2-ja shteteve.
Turqia fillimisht kishte vendosur veto për anëtarësimin e dy shteteve, me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili i akuzoi këto dy shtete se po u ofrojnë strehë militantëve kurdë që operojnë në Turqi dhe akuzoi Helsinkin dhe Stokholmin për promovimin e “terrorizmit”.
Pas negociatave, Erdogan tha se ai do të heqë dorë nga kundërshtimi i tij, por la të kuptohet se megjithatë ai ende mund të bllokojë procesin e anëtarësimit të Finlandës së Suedisë, nëse këto 2 shtete nuk përmbushin premtimet e tyre, premtime që nuk janë bërë publike, transmeton REL.
Në fillim të korrikut, Kanadaja u bë shteti i parë që ratifikoi në parlamentin e saj anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.