Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, tha se luftimi i tij ndaj korrupsionit, ka bërë që 2 milionë eurot e premtuara nga Qeveria Kurti, të mos arrijnë në Preshevë.
Tutje, Arifi tha se Vetëvendosje ka lejuar “familjarët dhe kojshillëkët” e tyre të ndërhyjnë në çështje institucionale në Kosovë, gjë që sipas tij nuk do ndodhë në Preshevë.
“Është një mungesë totale e një ndërtimi të strategjisë për Preshevën. Unë mund të ua garantoj qytetarëve të Republikës së Kosovës që korrupsionin e luftoj në maksimum dhe si duket kjo mund të jetë arsyeja që ende nuk kanë ardhur paratë në Luginë të Preshevës. Për aq kohë sa jam kryetar i komunës së Preshevës, nuk do lejoj asnjëherë që “familjarizimet apo kojshillëket” të ndërhyjnë në çështjet e institucionit tonë. Vetëvendosja i ka lejuar”, tha Arifi i ftuar në emisionin “Këndi i Debatit”.
Gjithashtu, Arifi bëri të ditur se me vite kanë kërkuar nga Kosova ta dinë se cila është strategjia kombëtare kundrejt Luginës së Preshevës.
Teksa, tutje tha se njëkohësisht kanë propozuar tu mundësohet të kenë qasje edhe në Kosovë.