Ministri i Mbrojtës Armend Mehaj, njofton se Marnistat Amerikanë kanë trajnuar policët ushtarakë të Kosovës në Kazermën “Adem Jashari”, përcjell InLajmi.
Mehaj tha se në këtë trajnim Marnistat Amerikanë i kanë trajnuar policët ushtarak të Kosovës për njohuritë e shkathtësive në ndalesat e trafikut me rrezikshmëri të lartë dhe operimin me armët jo-vdekjeprurëse.
Kujtojmë se ditë më parë Policia ushtarake gjermane ka trajnuar policinë ushtarake të Kosovës në shkathtësitë e mbrojtje së afërt.
Postimi i plotë i tij:
Marinsat Amerikan trajnojnë policët tanë ushtarakë

Në Kazermën “Adem Jashari”, Marinsat Amerikanë ofruan, për policët tanë ushtarakë, njohuritë për demonstrimin e shkathtësive në neutralizimin e gjuajtësit aktiv, ndalesat e trafikut me rrezikshmëri të lartë, operimin me armët jo-vdekjeprurëse si dhe negociimin me pengjet dhe lirimin e tyre.
Falënderim dhe mirënjohje e përjetshme për Shtetin, Kombin dhe Forcat Amerikane! /InLajmi/