Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Kuvendin e Kosovës, të enjten duke folur për grevat e mësimdhënësve dhe kritikave të opozitës për qasje “injoruese”, ka thënë se deri tani janë zhvilluar mbi 30 takime me përfaqësuesit e sindikatave, raporton InLajmi.
Shefi i ekzekutivit për arsyetim se qeveria po punon në përmirësimin e jetës së qytetarëve ka përmendur mbështetjen finacniare për lehonat dhe fëmijët, kujtoi se vitin 2021 qeveria e ka mbyllur duke shpërndarë shtesa tek fëmijët dhe për lehonat që ndahen çdo muaj, si dhe pako ushqimore.
“Vitin 2021 e mbyllem me shpërndarjen e me mbi 200 milionë euro e këtë vit hapëm pako për përballje me inflacionin me 200 milionë euro. Kemi shpërndarë shtesa për fëmijë e për lehonat që ndahen çdo muaj. Gjithashtu kemi ndarë pako me gjëra ushqimore”.
Gjithashtu ai tha se nuk është e vërtet që me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka pasur marrëveshje, por që sipas tij ata kanë bërë memorandum bashkëpunimi me PAN-in.
“Edhe nuk është e vërtetë se kam pasur marrëveshje me SBASHK. E kundërta është, në vitin 2017, pikërisht SBASHK kishte bërë memorandum bashkëpunimi me PAN-in. Ata e kanë pasur bashkëpunimin me ata që e kanë edhe sot”, tha Kurti. /InLajmi/