• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 21 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Von der Leyen: Pa shtete e Ballkanit Perëndimor Unioni Evropian nuk do të jetë i kompletuar

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
14 September 2022
në Bota
0 0
0
Von der Leyen: Pa shtete e Ballkanit Perëndimor Unioni Evropian nuk do të jetë i kompletuar
0
SHPERNDARJE
34
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, insistoi që shtetet e Ballkanit Perëndimor, por edhe Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia duhet të bëhen pjesë e familjes evropiane, sepse, siç tha ajo, pa këto shtete, “unioni ynë nuk do të jetë i kompletuar”.

Von der Leyen mbajti më 14 shtator fjalimin vjetor në Parlamentin Evropian.

Shefja e KE-së tha se mënyra më e shpejtë për të zgjeruar sundimin e demokracisë, është duke i forcuar lidhjet me shtetet demokratike në kontinentin evropian.

“Kjo fillon me ato shtete që tashmë janë në rrugë drejt unionit tonë. Ne duhet të jemi në anën e tyre në secilin hap të kësaj rruge, sepse rruga drejt demokracisë së fuqishme dhe rruga drejt Bashkimit Evropian është e njëjtë. Prandaj, dua që njerëzit në Ballkanin Perëndimor, në Ukrainë, në Moldavi dhe në Gjeorgji ta dinë: ju jeni pjesë e familjes sonë, e ardhmja e juaj është në union dhe unioni ynë nuk është i kompletuar pa ju”, tha von der Leyen.

Shefja e Komisionit Evropian përmendi Ballkanin në disa pjesë të fjalimit të saj, kur foli për nevojën që të rishqyrtohet politika e jashtme e BE-së.

“Tash është koha për të investuar në forcën e demokracisë. Kjo punë fillon me grupin bazë të partnerëve që mendojnë si ne, me miqtë tanë në secilin komb demokratik në botë. Ne e shohim botën me të njëjtin sy. Dhe, ne duhet ta mobilizojmë fuqinë tonë kolektive”, tha ajo.

Mbështetje për idenë e Bashkësisë Politike Evropiane

Duke folur për rrugën e anëtarësimit në BE, presidentja e KE-së tha se mbështet idenë për formimin e një bashkësie politike evropiane, duke shtuar se propozimet për këtë temë do të paraqiten gjatë samitit të bllokut evropian.

Samiti i BE-së pritet të zhvillohet në tetor në Pragë, ku do të marrin pjesë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, por edhe liderët e vendeve evropiane që nuk janë në BE, sikurse Britania e Madhe, Norvegjia e të tjera.

Idenë për krijimin e një bashkësie politike evropiane e ka përmendur së pari presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë kryesimit të vendit të tij me Presidencën e BE-së në 6 mujorin e parë të vitit 2022. Idenë e Macronit e ka mbështetur edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Von der Leyen tha se krijimi i kësaj bashkësie nuk do të kishte qëllim zëvendësimin e e zgjerimit të BE-së.

Nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë BE-së, negociatat për anëtarësim i kanë nisur Mali i Zi dhe Serbia, ndërsa në korrik edhe Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Kosova dhe Bosnje e Hercegovina kanë vetëm Marrëveshje Stabilizim-Asociimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok.

Putin “do të dështojë, Ukraina do të triumfojë”

Pjesa më e madhe e fjalimit të von der Leyen iu kushtua pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia dhe pasojave që ka shkaktuar kjo luftë, jo vetëm për Ukrainën, por edhe pjesën tjetër të botës, përfshirë: rritjen e madhe të çmimeve të naftës dhe gazit.

E veshur me rroba me ngjyra të flamurit të Ukrainës, von der Leyen tha se BE-ja tashmë ka zvogëluar dukshëm varësinë energjetike nga Rusia.

Ajo rikujtoi se, vitin e kaluar, BE-ja merrte 40 % të gazit nga Rusia, ndërsa sivjet tha se kjo sasi ka rënë në 9 %.

Duke folur për sanksionet ndaj Rusisë, von der Leyen tha se ato po japin rezultate dhe se ato “janë aty për të mbetur”.

“Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të dështojë, Ukraina dhe Evropa do të triumfojnë”, tha ajo.

Shefja e Komisionit Evropian, po ashtu, prezantoi disa masa për të ulur konsumin e energjisë gjatë dimrit, teksa e akuzoi Rusinë se po manipulon me tregun e energjisë, duke djegur gaz dhe duke rritur çmimet e energjisë në tregjet botërore, shkruan Rel.

Mysafire e veçantë gjatë fjalimit të von der Leyen në Parlamentin Evropian ishte bashkëshortja e presidentit të Ukrainës, Olena Zelenska.

Tags: Ballkani PerëndimorBashkimi EvropianUrsula von der Leyen
Postimi i mëparshëm

Kryeministri Kurti shpreh ngushëllime për Mbretëreshën Elizabeta II

Postimi tjetër

Скачать 1xBet KZ на Андроид APK в Казахстане 202

Të ngjajshme Postime

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?
Bota

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?

16 October 2025
Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë
Bota

Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë

16 October 2025
Partia pro-evropiane e Moldavisë kryeson në rezultatet e zgjedhjeve
Bota

Partia pro-evropiane e Moldavisë kryeson në rezultatet e zgjedhjeve

28 September 2025
FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd
Bota

FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd

28 September 2025
Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore
Bota

Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore

28 September 2025
Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh
Bota

Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh

28 September 2025
Postimi tjetër

Скачать 1xBet KZ на Андроид APK в Казахстане 202

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu