Gazetari Valon Syla ka komentuar zhvillimet e fundit që ndodhën mes Qeverisë së Kosovës dhe SBASHK-ut për grevën në arsim.
Syla në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se Qeveria nuk ka vullnet që të gjejë zgjidhje për grevën në arsim.
Ai tha se kryeministri Albin Kurti e ka një problem, sipas tij, ai e ka ‘kryt e fortë, bung, që thotë populli’.
“Nuk po shohim vullnet të qeverisë me ja lidh kryet kësaj pune. Albini e ka një problem që dy vjet qeverisje, ja e ka kryt e fortë bum që thotë populli, ja e sheh zgjidhjen qysh don vet, ja nuk e sheh zgjidhjen qysh e shohin njerëzit nevojli. Nuk e shohim botën në atë far këndi, në atë kornizën e vet a e ke pa qysh keqyr ai(Kurti). Ish bo edhe shef i shëndetësisë, ai një ditë ka me dalë në television si në Vietnam me dhënë lajme”, tha ai