Teksa fëmijët që po kthehen në shkollë në të gjithë vendin, një grup nxënësish në “The Bronx” morën një surprizë të veçantë të martën (12 shtator) nga reperja, Cardi B.
Reperja 29-vjeçare, emri i vërtetë i të cilës është Belcalis Marlenis Almanzar u kthye në I.S.232 në lagjen Morris Heights të Brooklynt, ku kishte ndjekur shkollën fillore.
Ajo jo vetëm që i befasoi nxënësit me paraqitjen e saj, por gjithashtu i dhuroi shkollës një shumë të madhe prej 100 mijë dollarësh.
Ardhja e saj në shkollë u kap nga një mike e gazetares së NBC në New York, Kay Angrum, e cila tha se ishte mësuese në shkollë.
Videoja tregon reperen e veshur me një minifustan të kuq duke mbërritur në shkollë dhe duke përshëndetur grupet e studentëve që brohorisnin, shkruan Daily Mail.
Ajo reflektoi për kohën e saj në shkollë, duke zbuluar se shumë nga mësuesit e treguan ndaj saj të ashpër, transmeton lajmi.net.
“Shumë nga mësuesit ishin vërtet të ashpër me mua sepse panë diçka tek unë”, tha reperi.