Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, bashkë me anëtarin e Kryesisë Xhafer Tahiri, kanë pritur sot në takim kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi me bashkëpunëtor, përcjell InLajmi.
Në takim u bisedua për gjendjen politike të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Haziri e ka falënderuar Arifi për vizitën në LDK dhe e ri siguroi edhe njëherë kryetarin e Preshevës që LDK mbetet e përkushtuar për të përkrahur në çdo formë të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Nder të tjera Haziri ka thënë se si parti e përkrahin dhe unitetin e faktorit politik shqiptar në Preshevë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në këto treva etnike pa dallime partiake. /InLajmi/