Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e naftës dhe derivateve të tjera për 24 orët e ardhshme, duke filluar nga ora 10:00, përcjell InLajmi.
Sipas ministrisë këto janë çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.
Çmimi për Dizel do të jetë: 1.68 euro për litër;
Çmimi për Benzinë do të jetë: 1.35 euro për litër;
Ndërsa çmimi për Gaz do të jetë: 0.76 euro për litër.
Sipas njoftimit, çmimet e lartcekura vlejnë për datën 14 shtator 2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit. /InLajmi/