Zëvendës kryeministri Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, raporton InLajmi.
Bislimi tha se pakoja e 6-të e sanksioneve përfshin ndalimin e importit të naftës së papërpunuar, pezullimin e transmetimit në Bashkimin Evropian për 3 mediume të tjera ruse.
“Më 3 qershor të këtij viti BE aprovoi pakon e 6-të të sanksioneve ekonomike. Pakoja e 6 e sanksioneve përfshin ndalimin e importit të naftës së papërpunuar, pezullimin e transmetimit në BE për 3 mediume të tjera shtetërore ruse, gjithashtu BE miratoi sanksione kundër 65 individëve, përgjegjës për krimet e kryera në Bucha”, tha Bislimi.

Gjithashtu ai ka thënë se MPJD ka propozuar shqyrtimin për miratimin e këtij vendimi për të gjitha sanksionet e përcaktuara nga Bashkimi Evropian drejt Rusisë dhe Bjellorusisë.
“Në përputhje me vendimin për pakot paraprake, MPJD propozim për shqyrtim dhe miratim të këtij vendimi në vazhdimësi të gjitha sanksioneve të përcaktuara nga BE-ja drejt Rusisë dhe Bjellorusisë”, ka thënë Bislimi. /InLajmi/