Në Kosovë pritet të kemi mot të kthjellët, me diell dhe mjaft i nxehtë, përkundër mëngjesit mjaft të freskët. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 28 gradë Celsius, ndërsa ajo minimalja pritet të zbresë deri në 9 gradë Clesius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën Lindore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot i kthjellët dhe me shumë rreze diellore. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 30 gradë Celsius në zonat e nxehta mesdhetare.
Të enjten në tërë rajonin na pret mot edhe më i nxehtë për shkak diellit dhe erërave të ngrohta nga jugperëndimi, ndërsa parashihen edhe vranësira të herëpashershme. Të premten në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë priten rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Edhe në Kosovë mund të ketë rrebeshe lokale në disa lokacione kryesisht afër Shqipëri dhe Malit të Zi si dhe në veri të vendit, por do të mbetet ende nxehtë.
Nga e shtuna rrebeshet e fuqishme nga veriu i Shqipërisë do të përhapen gradualisht drejt viseve tjera të Shqipërisë duke kushtëzuar edhe ulje të temperaturave. Edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore priten ulje të temperaturave dhe rrebeshe të herëpashershme lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, shkruan MeteoBallkan.
Të dielën ulje e ndjeshme e temperaturave. Priten vranësira dhe reshje lokale shiu të cilat do të vijnë duke u ndalur. Në mbrëmje kthjellim i motit.