Zjarret e reja pyjore në Francën jugperëndimore kanë përfshirë më shumë se 1.000 hektarë tokë dhe kanë çuar në evakuime për shkak të temperaturave të larta rekord për muajin shtator.
Më shumë se 500 persona në rajonin Gironde u evakuuan për shkak të zjarreve që shpërthyen të hënën, pasi një zjarr më i vogël shpërtheu në jug të Bordo-s, pranë Dax, ku u regjistruan temperatura prej 39 gradësh celsius.
Erërat e forta po shkaktonin probleme për qindra zjarrfikës në terren, të cilët po përpiqen fort për të shuar flakët gjatë gjithë natës nga e hëna në të martë. Zjarret ende nuk janë nën kontroll.
Po ashtu janë angazhuar edhe 2 kanaderë, së bashku me helikopterë dhe një avion Dash, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia meteorologjike franceze “Meteo France” njoftoi të hënën se janë regjistruar temperatura rekord për muajin shtator, veçanërisht në jugperëndim të vendit.