Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka njoftuar se Policia ushtarake gjermane janë duke trajnuar ushtrinë e Forcave të Sigurisë së Kosovës në shkathtësitë e mbrojtjes së afërt, përcjell InLajmi.
Mehaj tha se trajnimi një javorë i ka ndihmuar policëve të ushtrisë së Kosovës që të ngritin nivelin e përgatitjes në teknikat e mbrojtjes së afërt të personave shumë të rëndësishëm.
Gjithashtu ai falënderoj Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Gjermanisë për mbështetjen dhe zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve të FSK-së.
Postimi i plotë i tij:
Policia ushtarake gjermane trajnon policinë tonë ushtarake në shkathtësitë e mbrojtje së afërt.
Trajnimi njëjavor i ka mundësuar policëve tanë ushtarak që të ngritin nivelin e përgatitjes në taktikat dhe teknikat e mbrojtjes së afërt të personave shumë të rëndësishëm (VIP).
Ky trajnim u realizua në vazhdën e partneritetit të ngushtë dhe planit të bashkëpunimin bilateral ushtarak në mes forcave të 2 vendeve tona.
Mirënjohje dhe falënderim i thellë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Gjermanisë për gjithë mbështetjen e madhe në ngritjen dhe zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së. /InLajmi/