Pentagoni tha se disa forca ruse janë kthyer nga rajoni i Kharkiv përsëri në Rusi, transmeton InLajmi.
“Ne kemi parë një numër forcash ruse, veçanërisht në verilindje, në rajonin e Kharkiv, të kalojnë kufirin për në Rusi ndërsa janë tërhequr nga kundërofensiva ukrainase”, tha sekretari i shtypit i Pentagonit, Pat Ryder.
Por forcat ruse ende “ekzistojnë masivisht në Ukrainë”, tha Ryder, shkruan CNN.
Ndryshe, forcat ukrainase në kunderofensivën e fundit kanë arritur të rimarrin shumë pjesë të Ukrainës. /InLajmi/