Ish-përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar për Kosovën dhe ish-përfaqësuesi Special të Bashkimit Evropian, Pieter Feith ka folur për problemet që ishin dhe janë në veri të Kosovës.
“Në fakt ne kemi pasur problem me serbët e kryetareve lokal në veri. Ne si ICO gjatë asaj periudhe kemi pas arritur të krijonim një zyrë në veri për të iu ofruar shërbime qytetarëve në veri. Shumë qytetarë të veri, marrin pensione, kanë nevojë për ndihma, dhe kjo është bërë për mes kësaj zyre që ka pasur lidhje të drejtpërdrejt me Prishtinën. Nuk kam iluzione që ne problemet në veri i kemi zgjedhur ne. Janë të njëjta që kanë qenë para 10 viteve, është zhgënjyese, megjithatë por ky është realiteti, nuk eshte se mund te bëjmë më shumë në këtë drejtim”, theksoi ai.
Sipas tij ka pasur 3 parime të punës për të zgjeruar apo shtrirë autoritetin në veri, pa shkaktuar akte dhune, pa krijuar konflikte të ngrira dhe pa lejuar që veriu të ndahet nga bregu jugor i lumit Ibër, shkruan RTK.
“A kemi arritur përmbushjen e plotë prej 100 %, jo. Mu këtu jam ballafaquar me një prej sfidave kryesore, nuk ka pasur bashkëpunim nga ana e qeverisë së Serbisë, kjo ka qenë më befasuese. Kur ishim në fazën përgatitore para se të shpallnin pavarësinë, duhet të kishim reflektuar. Ne shpresonim se presidenti Tadiq ishte ndryshe. Nuk arrin njeriu që të parashikon çdo gjë, mund të veprojmë atë që kemi”, theksoi ai.