Sulmet kibernetike janë shpeshtuar kohëve të fundit cak i tyre po del të jenë institucionet shtetërore, fytyra publike e së fundmi fatin e tilëë e kishte edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, përcjell InLajmi.
Deputeti Quni ka bërë të ditur se llogaritë e tij elektronike, facebook dhe instagram mbrëmë ishin cak i sulmit kibernetik.
Për këtë Quni tha se ka njoftuar Policinë e Kosovës dhe autoritetet po mirren me rastin, deputeti faqen e tij të rrjetit social facebook e ka kthyer ndërsa adresen e tij të instagramit jo që lë të kuptohet që gjindet në duart e hakerëve.
Kujtojmë se para disa ditësh sulm kibernetik kanë pësuar institucionet shqiptare dhe kjo zhvilloi një kaos të madh atje.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar,
Ju njoftoj se nga dje, prej sulmuesit kibernetik janë sulmuar adresat e mia elektronike, facebook dhe instagram.
Për momentin adresa ime në instagram gjendet në posedim të sulmuesit kibernetik.
Me rastin janë të njoftuara autoritetet e PK-së. /InLajmi/