Analisti, Arton Demhasaj duke folur për grevën në arsim, ka thënë se nuk ka vullnet politik për të gjetur një zgjidhje.
Demhasaj tha se Qeveria është barrikaduar në ofertën e saj, ndërsa Këshilli Grevist në kërkesat e tyre.
Sipas, Demhasaj për gjendjen e krijuar të 2 palët janë fajtorë, por më shumë Qeveria.
“Nuk ka vullnet politik për me gjet një zgjidhje. Qeveria është betonuar në ofertën e saj. Këshilli Grevist në kërkesat e tyre dhe nuk ka zgjidhje derisa nuk ulën me negociu, me diskutua edhe mi pa zgjidhjet. Të 2 palët kanë faj por më së shumti Qeveria”, tha Demhasaj.