Ali Sefaj nga BSPK-ja ka thënë se nuk janë barrikaduar, por presin që të ketë reflektim nga Qeveria e Kosovës.
“Ne nuk jemi barrikaduar, e kemi hapë derën. Nesër po presim të ketë reflektim”, ka thënë fillimisht Sefaj në Politiko.
Ai më tej ka thënë se kanë reflektuar edhe vet si sindikatë, dhe të njëjtën e presin nga qeveria, shkruan Gazeta 10.
“Nëse ka vullnet Qeveria, nesër mbyllet greva edhe ne kemi reflektu. Nuk kemi kërku që të plotësohen të gjitha kërkesat, por kemi kërkuar që të ketë dialog social”, ka thënë Sefaj.