Mbreti Charles III e ka vizituar Kosovën në mars të vitit 2016, vetëm se atëherë në cilësinë e princit.
Ai së bashku me dukeshën Camilla, i mirëpritën me Gardë Ceremoniale të FSK-së nga presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga, në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Pas disa takimeve që pati në Prishtinë, ai e vizitoi edhe qytetin e vjetër të Prizrenit ku provoi kafen turke dhe flinë si ushqim tradicional të shqiptarëve.