I pari i Qeverisë së Kosoës, Albin Kurti ka marrë pjesë në organizimin e aktivitet për nderë të 10-vjetorit të përfundimit të mbikëqyrjes së Pavarësisë së Kosovës nga ana e Bashkësisë Ndërkombëtare, raporton InLajmi.
Kurti ka folur për punën që është bërë në Kosovë prej kohës kur ai ka marrë timonin në duar, e që sipas tij gjërat janë përmirësuar tej mase në 2 vitet e qeverisjes së tij.
Ai tha së ekonomia është përmirësuar dhe se pritet që eksporti të tejkaloi shifrën prej një milliard euro.
“Vitin e kaluar 10 % kemi bërë përparim në ekonomi dhe për herë të parë eksportet tona pritet që t’i tejkalojnë një miliard euro”, tha Kurti.
Kryeministri tha së në Kosovë po luftohet korrupsioni dhe po punohet që vendi të shkoi përpara, ndërsa shtoi se Kosova ka kaluar 17 vende në Transparency International.
“Para 10 vitesh Republika e Kosovës kishte vetëm 4 vjet pavarësi. Pas 10 vitesh, Republika e Kosovës është më e fortë dhe jemi shteti më demokratik në Ballkanin Perëndimor dhe jemi përmirësuar për 17 vende në Transparency International dhe në Indeksin e përceptimit të korrupsionit”, tha Kurti. /InLajmi/