Deputeti, Haxhi Avdyli është zgjedhur nënkryetar i Partisë Guxo, përcjell InLajmi.
Ai përmes një postimi në facebook, ka falëndëruar anëtarët e kryesisë së Partisë Guxo për dhënien e përgjegjësisë së re.
Avdyli ka premtuar se ky do të jetë një stimul shtesë për punë më intensive për të mirën e vendit.
Postimi i plotë i tij:
Sot anëtarët të Kryesisë së re të Partisë Guxo në mënyrë unanime më besuan detyrën e nënkryetarit të Partisë.
Ju faleminderit për dhënjen e përgjegjësisë së re që do jetë stimul shtesë për punë edhe më intenzive për të mirën e vendit. /InLajmi/