Para fillimit të Samitit të Brdo-Briunit i cili do të nis punimet të hënën në Slloveni, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani me të cilën kanë diskutuar për paqen e stabilitetin në rajon, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur presidenti malazez Milo Gjukanoviq, ndërsa ka thënë se bashkëpunimi bilateral, stabiliteti dhe perspektiva evropiane e rajonit ishin temë diskutimi me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.
“Diskutim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për çështjet bilaterale dhe bashkëpunimin në rajon. Mali i Zi dhe Kosova mbesin në principet e ruajtjes së stabilitetit dhe perspektiven evropiane të rajonit”, ka shkruar Gjukanoviq.
https://twitter.com/predsjednik_cg/status/1569242753673973760