Shtëpia e Bardhë ka premtuar të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën, ndërsa forcat ukrainase po vazhdojnë përpara me një kundërofensivë të shumëfishtë që synon rimarrjen e Kievit, që është i pushtuar nga Rusia, transmeton InLajmi.
“Ne do t’ia lëmë Ukrainës për të përshkruar operacionet e tyre, por është e qartë se ata po luftojnë fort për të rikthyer territorin,” u tha gazetarëve sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën ndërsa ato vazhdojnë të mbrojnë demokracinë e tyre kundër agresionit rus”, shtoi ajo, shkruan Aljazeera.
Ndryshe, forcat ukrainase kanë arritur të rimarrin disa pjesë të Kharkivit. /InLajmi/