Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar për fillimin e mësimit dhe vazhdimin e grevës nga ana e mësimdhënësve, ndërsa fajtori në këtë moment delikat sipas saj është kryeministri Albin Kurti, përcjell InLajmi.
Çitaku ka thënë se arsyeja pse nuk po fillon mësimi është “kokofërtësia e kryeministrit Kurti”.
“Se a duhet të fillojë mësimi është pyetje që nuk duhet shtruar. Pyetja është pse nuk po fillon mësimi. Përgjigjen e keni tek kokëfortësia e Kryeministrit dhe refuzimi i tij për dialog social”, tha Çitaku.