Në Kosovë pritet të kemi mot mjaft të paqëndrueshëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Pasdite pritet të ketë shtim të madh të vranësive dhe po ashtu edhe zhvillime të fuqishme konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht ë fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Vende-vende priten rrebeshe mjaft intensive dhe breshër. Temperaturat shënojnë ulje të theksuara pasdite e veçanërisht në mbrëmje.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën Lindore pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Rrebeshe lokalisht të fuqishme pasdite priten në Mal të Zi, Kosovën lindore dhe verilindje të Maqedonisë së Veriut. Në viset tjera më shumë intervale me diell dhe reshje vetëm sporadike, shkruan MeteoBallkan.
Nga e hëna parashihet të kemi stabilizim gradual të motit, por mbetet mjaft freskët në viset kontinentale. Në viset bregdetare mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Në viset kontinentale me vranësira të herëpashershme dhe freskët, por kryesisht pa reshje. Nga mesjava rritje e ndjeshme e temperaturave të cilat përsëri pritet të arrijnë deri në 30 gradë Celsius në të gjitha viset.