Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se gjatë 24 orëve nga 131 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, përcjell InLajmi.
Të dielën janë shëruar 72 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.072.
Ndryshe, në total numri i rasteve aktive është 241.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:
Brenda një dite nuk është dhënë asnjë dozë e vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.202 doza të vaksinës.
Deri më sot 824.406 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Deri më sot janë dhënë 104.883 doza përforcuese dhe doza të 3-ta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 131 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve, nuk ka vdekur asnjë person nga koronavirusi.
Të dielën janë shëruar 72 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.072.
Në total numri i rasteve aktive është 241. /InLajmi/