Një studim i ri ilustron rrezikun për shëndetin e shkaktuar nga grimcat e vogla të prodhuara nga djegia e lëndëve djegëse fosile, transmeton InLajmi.
Shkencëtarët thonë se kanë identifikuar mekanizmin përmes të cilit ndotja e ajrit shkakton kancerin e mushkërive tek joduhanpirësit, një zbulim që një ekspert e përshëndeti si “një hap i rëndësishëm për shkencën – dhe për shoqërinë”.
Hulumtimi ilustroi rrezikun shëndetësor të paraqitur nga grimcat e vogla të prodhuara nga djegia e lëndëve djegëse fosile.
Kjo gjithashtu mund të hapë rrugën për një fushë të re të parandalimit të kancerit, sipas Charles Swanton nga Instituti Francis Crick i Mbretërisë së Bashkuar.
Swanton prezantoi hulumtimin në konferencën vjetore të Shoqatës Evropiane për Onkologjinë Mjekësore në Paris të shtunën.
Prej kohësh mendohet se ndotja e ajrit është e lidhur me një rrezik më të lartë të kancerit të mushkërive tek njerëzit që nuk kanë pirë kurrë duhan.
“Por ne nuk e dinim vërtet nëse ndotja po shkaktonte drejtpërdrejt kancerin e mushkërive – apo si”, tha Swanton, shkruan Aljazeera.
Tradicionalisht është menduar se ekspozimi ndaj kancerogjenëve, si ato në tymin e cigares ose ndotjen, shkakton mutacione të ADN-së që më pas shndërrohen në kancer. /InLajmi/