E shtuna në Kosovë pritet të sjellë mot të ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat vende-vende pritet të marrin karakter zhvillimi dhe të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Do të fryjnë erëra drejtimesh të ndryshme, por më së shumti nga jugperëndimi të cilat në disa vise mund të jenë paksa të fuqishme. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 28-29 gradë Celsius.
Kurse në Shqipëri pritet mot me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell, shkruan MeteoBallkan.
Vende-vende priten riga lokale dhe rrebeshe të izoluara shiu me bubullimë.