Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar përzemërsisht mbretin Charles III për marrjen e fronit, përcjell InLajmi.
Osmani është shprehur mirënjohëse për përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës teksa ka rikujtuar edhe vizitën e mbretit Charles III në Kosovë në vitin 2016, ku asaj kohe edhe kishte qenë princ.
Presidentja e vendit beson se lidhjet Kosovë-Mbretëri e Bashkuar do të forcohen edhe më tej nën sundimin e mbretit Charles III. /InLajmi/
https://twitter.com/VjosaOsmaniPRKS/status/1568689099954855936