Aktorja dhe këngëtarja, Halle Bailey do të këndojë “Part of Your World” në versionin e ardhshëm filmit të Disneyt “The Little Mermaid”, transmeton InLajmi.
Pas një pritjeje të gjatë, Disney më në fund hodhi trailerin e shumëpritur të The Little Mermaid.
Videoja prej 83 sekondash, e cila debutoi gjatë ekspozitës D23 më 9 shtator, tregoi yllin kryesor Halle Bailey në rolin e Ariel-it.
“Jashtë detit, do të doja të isha,” këndon Halle.
Me regji të Rob Marshall, te filmi “The Little Mermaid” interpreton gjithashtu Melissa McCarthy si Ursula, Javier Bardem si Mbreti Triton, Daveed Diggs si Sebastian, Awkwafina si Scuttle dhe Jonah Hauer-King si Princ Eric, shkruan E.News.
Filmi do të dalë në kinema më 26 maj 2023. /InLajmi/