Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur që Forcave të Sigurisë së Kosovës i janë shtuar specialistët e parë për sulme ajrore, përcjell InLajmi.
Sipas tij 2 ushtarë kanë përfunduar me suksese kursin për sulm ajror, ndërsa theksoi se kursi nuk ishte fare i leht dhe u përcoll me sfida të shumta, por mjaftoi bësimi dhe aftësia e kursantëve që kjo të kryhet me sukses.
Mehaj ka bërë të ditur se kursi është zhvilluar në bashkëpunim me Gardën Kombëtare të Iowa-s.
Postimi i plotë i tij:
Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe specialistët e parë për sulme ajrore
Bashkë me kursantët e Gardës Kombëtare të Iowa-s, 2 ushtarakët tanë përfunduan me sukses të lartë kursin e sulmimit ajror dhe rrugëzbulimit.
Ky kurs tejet sfidues teston forcën, shkathtësinë, qëndrueshmërinë, besimin dhe aftësinë e kursantëve për të performuar në lartësi gjatë operacioneve luftarake.
Falënderim dhe mirënjohje e thellë për partnerët tanë, Gardën Kombëtare të Iowa-s për këtë mundësi të shkëlqyer, sikur edhe gjithë mbështetjen e mbi një dekade. /InLajmi/