Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Meksikë në mes të një kamioni që transportonte karburant dhe një autobusi, transmeton InLajmi.
Si pasojë e këtij aksidenti mbetën të vdekur 18 persona.
Nga përplasja të dyja mjetet janë djegur plotësisht.
Numri i të vdekurve mund të rritet, thonë autoritetet.
Përplasja ndodhi në një autostradë që të çon në qytetin verior të Monterrey, shkruan Abc.News.
Drejtuesi i kamionit me karburant duket se ka shpëtuar dhe është nën hetim. Autobusi me sa duket ishte nisur nga shteti qendror i Hidalgos dhe ishte nisur për në Monterrey. /InLajmi/