Mbreti i ri i Mbretërisë së Bashkuar do të jetë Mbreti Charles III, kjo është konfirmuar edhe zyrtarisht, transmeton InLajmi.
Sundimi 70-vjeçar i Mbretëreshës ka përfunduar dhe djali i saj i madh, Charles, është tani Mbret i Mbretërisë së Bashkuar.
Mbretëresha udhëhoqi Mbretërinë e Bashkuar dhe monarkinë, duke fituar respekt dhe admirim në mbarë botën për përkushtimin e saj ndaj detyrës.
Një epokë që filloi në 1952, e njohur nga disa si epoka e re elizabetiane ka përfunduar, shkruan BBC.
Rikujtojmë se pak më herët ka ndërruar jetë Mbretëresha Elizabetë II. /InLajmi/