Mjaftojnë të vendosni disa gjethe dafine në lavatriçe për të vënë re një efekt të mahnitshëm te rrobat tuaja. Kemi shkruar shumë herë për truket që lehtësojnë jetën e përditshme. Shumica nuk janë të panjohura, duke pasur parasysh se shumë prej tyre përdoreshin nga nënat dhe gjyshet tona.
Një e tillë është shtimi i një gjetheje dafine gjatë larjes së rrobave. Me siguri nuk keni dëgjuar ndonjëherë të vendosni gjethe dafine në lavatriçe por ky truk shërben për ruajtjen e ngjyrës së rrobave.
Gjethen e dafinës mund ta vendosni direkt në lavatriçe, shkruan Living shqip.
Gjethja e dafinës nuk është e vetmja erëz që funksionon mirë për këtë gjë. Piperi gjithashtu bën një punë të mirë për rrobat në lavatriçe. Është një mënyrë e vjetër natyrale dhe është një domosdoshmëri në rutinën e çdo amvise me përvojë. Përdoret si për pëlhura të bardha ashtu edhe për ato me ngjyra.