Një tërmet i fortë me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter ka goditur këtë mëngjes Greqinë.
Sipas Institutit Sizmologjik në Athinë epiqendra e tërmetit ka qenë zona detare në afërsi të ishullit të Zakinthos, në jug perëndim të Greqisë, shkruan protothema.gr.
Tërmeti 5.4 Rihter ndodhi mes ishullit të Zakinthos dhe Kefalonias në orën 10:36 ora lokale të mëngjesit, transmeton Telegrafi.
Thellësia e tërmetit vlersohet të ketë qenë 8.8 kilometra. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.