Në Kosovë pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, me temperatura maksimale deri në 30 gradë Celsius, madje në disa vise edhe më nxehtë. Pasdite priten zhvillime të vranësirave lokale, por nuk priten reshje me ndonjë përjashtim krejtësisht të vogël ku mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Parashihen edhe vranësira lokale, por pa reshje atmosferike.
Të premtën dhe të shtunën në veri dhe veriperëndim të Shqipërisë priten zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive dhe herë pas here, vende-vende priten rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Të shtunën rrebeshe lokale parashihen edhe në vise të tjera të Shqipërisë, por nuk pritet të zgjasin shume, shkruan MeteoBallkan.
Në viset tjera të rajonit të premtën dhe për fundjavë parashihet mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Vende-vende mund të ketë rrebeshe afathkurtra shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa të dielën pasdite në Kosovë priten reshje shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat do të shënojnë ulje graduale.