Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dënuar fuqishëm sulmin kibernetik kundër infrastrukturës kritike të Shqipërisë, përcjell InLajmi.
Osmani tha se Kosova i qëndron pranë presidentit Bajram Begaj dhe Qeverisë së Shqipërisë.
Gjithashtu ajo i bëri thirrje Iranit që të mbajë përgjegjësi për veprimin e paprecedentë.
“Ne e dënojmë fuqishëm sulmin keqdashës kibernetik kundër infrastrukturës kritike të Shqipërisë. Ne i qëndrojmë pranë Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj dhe qeverisë shqiptare dhe i bëjmë thirrje Iranit që të mbajë përgjegjësi për këtë veprim të paprecedentë”, tha Osmani. /InLajmi/