Edhe pse vaji i ullirit është një nga ushqimet më të shëndetshme në botë, ka ende situate kur atë nuk duhet përdorur fare, shkruan InLajmi.

Më poshtë do ju sjellim disa situate kur nuk duhet të përdoret vaji i ullirit:

- Vaj ulliri për fërgesa në tigan
Vaji i ullirit është jashtëzakonisht i mirë për shëndetin e zemrës, por bëhet i dëmshëm kur e ekspozojmë në temperatura të larta. Edhe pse kjo temë shkakton shumë polemika, është më mirë të parandalohen dëmet e mundshme. Ajo që mund të themi me siguri është se ngrohja shkatërron strukturën e vajit.
- Vaj ulliri për pjekje në skarë
Ka shumë receta marinimi që përmendin vajin e ullirit. Edhe pse nuk është i dëmshëm, është krejtësisht i panevojshëm përdorimi i vajit të ullirit për këto qëllime, sepse ai thjesht digjet. Në fakt, mishi dhe perimet për pjekje nuk kanë nevojë të lyhen me vaj. Mjafton ta bëjmë me grilat e skarës, dhe ushqimin ta marinojmë në erëza të thata.
- Vaj ulliri për fytyrën
Shumë njerëz përdorin vaj ulliri edhe për qëllime kozmetike, më së shpeshti si maskë flokësh, vaj masazhi ose kujdesi për lëkurën. Megjithatë, kur bëhet fjalë për fytyrën, vaji i ullirit duhet shmangur! Arsyeja për këtë është se vaji i ullirit është i trashë dhe mbyll poret. Prandaj për këtë arsye personat që janë të prirur ndaj akneve duhet ta përjashtojnë atë nga rutina e tyre kozmetike. /InLajmi/Sh.O/




















