Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë e Britanisë në historinë botërore, vdiq më 8 shtator pas disa problemeve me shëndetin, transmeton InLajmi.
Sundimi i Mbretëreshës Elizabeth ka përfunduar.
BBC ka ndërprerë transmetimin e tij të rregullt për të mbuluar vdekjen e mbretëreshës dhe anëtarët e familjes mbretërore janë mbledhur në Kalanë Balmoral, ku mbretëresha vdiq në paqe.
Kush është mbreti i radhës në linjën mbretërore të pasardhësve?
Mbretëresha humbi bashkëshortin e saj të ndjerë, Princin Philip, më 9 prill 2021. Ai ishte 99 vjeç.
Sundimi i Mbretëreshës Elizabeth II ka marrë fund. Ja çfarë do të ndodhë më pas në minutat, ditët dhe muajt e menjëhershëm pas vdekjes së saj?
A do të bëhet mbret Princi Charles kur të vdesë mbretëresha?
Po. Charles do të bëhet menjëherë mbret. Ceremonia e kurorëzimit të tij, gjatë së cilës ai do të bëjë betimin e kurorëzimit dhe do të miroset nga Kryepeshkopi i Canterbury-t, nuk do të zhvillohet të paktën një vit më vonë, por monedha e re me portretin e tij që zëvendëson atë të mbretëreshës do të fillojë menjëherë të shtypet.
Me sa duket, Charles tashmë është ulur për portretin që do të shfaqet në kartëmonedhat dhe monedhat britanike.
A do të jetë ai Mbreti Charles III?
Nëse Charles zgjedh të mbajë emrin e tij, ai do të jetë Mbreti Charles III. Por ai mund të zgjedhë një emër tjetër. Emri i tij i plotë është Charles Philip Arthur George, kështu që është më se e mundur që ai të përdorë një nga emrat e tij të tjerë. Cilido qoftë vendimi i tij, emri i tij i ri do të bëhet i ditur menjëherë.
Në mbrëmjen pas vdekjes së mbretëreshës, Charles do të bëjë fjalimin e tij të parë si kreu i shtetit të Britanisë.
A do të jetë Camilla mbretëreshë?
Në Mesazhin Platinum Jubilear të Mbretëreshës në fillim të shkurtit 2022, Mbretëresha Elizabeth njoftoi se Camilla do të jetë mbretëresha e ardhshme. Në mesazhin e saj mbretëresha tha: “Kur, në kohën e plotë, djali im Charles të bëhet Mbret, unë e di që ju do t’i jepni atij dhe gruas së tij Camilla të njëjtën mbështetje që më keni dhënë mua; dhe është dëshira ime e sinqertë që, kur të vijë ajo kohë, Camilla të njihet si Mbretëreshë ndërsa vazhdon shërbimin e saj besnik.”
Si kuptohet në Mbretërinë e Bashkuar se mbretëresha ka vdekur?
Vdekja e mbretëreshës përbën një sërë procedurash komplekse me emrin e koduar “Ura e Londrës”. Këto plane përfshijnë gjithçka, nga dhënia e lajmit për vdekjen e mbretëreshës për publikun e deri te vetë funerali 10 ditë më vonë.
“Ura e Londrës është rrëzuar”, do t’i thuhet kryeministrit britanik në një linjë telefonike të sigurt dhe në atë moment ai ose ajo do të dijë se epoka e Mbretëreshës Elizabeth II ka përfunduar dhe një mbretërim i ri do të fillojë.
Menjëherë pas kësaj, Shoqata e Shtypit do të informohet dhe një njoftim do të ngjitet në portat e Pallatit Buckingham nga një këmbësor i veshur tërësisht në të zeza.
Stafi i BBC-së tashmë merr trajnime të rregullta në rast se përballet me vdekjen e një figure madhore mbretërore dhe një alarm i kohës së luftës së ftohtë i njohur si Rats (sistemi i transmetimit të alarmit të radios) do t’i paralajmërojë ata për faktin se diçka serioze po shpaloset.
Ndërkohë, në stacionet e radiove britanike ndezja e dritave blu në tabelat e tyre do t’u thotë DJ-ve dhe prezantuesve se ose po shpaloset një katastrofë e madhe ose se dikush jashtëzakonisht i rëndësishëm në shoqërinë britanike ka vdekur. Me shumë mundësi, ata do të marrin me mend se çfarë ka ndodhur.
Pilotët do t’ua njoftojnë lajmin edhe pasagjerëve në aeroplan.
Në dhomën e fronit në Buckingham Palace në fillim dhe më vonë në Westminster Hall. Arkivoli i saj do të grumbullohet me bizhuteritë vezulluese të kurorës. Në ditën e funeralit të saj, dhjetë bartësve do t’u besohet pesha e madhe e arkivolit të mbretëreshës, të veshur me plumb në traditën mbretërore (arkivoli i princeshës Diana peshonte gjysmë ton) për shërbimin e saj funeral në Westminster Abbey.
Çfarë do të bëjë Charles në 10 ditët midis vdekjes së mbretëreshës?
Mbreti i ri do të nisë një turne në katër 4 vendet e Mbretërisë së Bashkuar – Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut – për të marrë premtime për besnikëri nga anëtarët e qeverive të tyre përkatëse, për të takuar anëtarë të publikut dhe për të marrë pjesë në shërbimet përkujtimore për mbretëreshën, shkruan Parade.com
A do të transmetohet funerali i mbretëreshës?
Po, por është e ndaluar filmimi i anëtarëve të familjes mbretërore gjatë shërbimit.
Mbretëresha Elizabeth II ka parë shumë ndryshime gjatë mbretërimit të saj dhe për fat të keq, jo të gjitha kanë qenë të mira. Nga një vend me një perandori në një vend pa një të tillë, nga një vend numër një në skenën globale në një të rënies së fuqisë kombëtare, pozicioni i Britanisë nuk është i njëjtë si dikur. Mbretëresha ka jetuar shumë, dhe shpresojmë që mbretërimi i saj të vazhdojë të shohë paqe ndërkombëtare, dhe se ajo nuk ka nevojë të dëshmojë përçarjen e Mbretërisë së Bashkuar. Sido që të jetë mendimi i ndokujt mbi mbretëreshën, ajo ka qenë një grua e fortë dhe një forcë bashkuese për një vend që e gjen veten më pak të unifikuar dita ditës. /InLajmi/