Kreu i ushtrisë ukrainase, ka bërë të ditur sot se “ekzistojnë indikacione” se lufta me Rusinë nuk do të përfundojë këtë vit.
Valeri Zaluzni ka theksuar se Kievi nuk mund ta përjashtojë mundësinë e ripërsëritjes së sulmeve mbi kryeqytetin e Ukrainës duke e goditur nga Bjellorusia.
Ukraina beson se mbi 50.000 ushtarë rusë janë vrarë, derisa miliona ukrainas kanë braktisur shtëpitë e tyre.
Zaluzni tha se Ukraina ka kryer një sërë sulmesh të suksesshme raketore mbi bazën ushtarake ruse në Krime.
Në anën tjetër, forcat ruse kanë humbur motivin për luftë, madje shumë ushtarë po refuzojnë të shkojnë në fushëbeteja, shkruan Alsat mk.
E një prej arsyeve të këtij refuzimi është mospagesa dhe mungesa e pajisjeve të duhura për luftë.