Së paku 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa mijëra njerëz janë evakuuar në Korenë e Jugut për shkak të tajfunit Hinnamnor.
Tajfuni shkaktoi përmbytje në Korenë e Jugut duke çuar në vdekje, evakuime dhe dëmtime materiale.
Trupat e 7 personave të tjerë u gjetën në një parking nëntokësor në qytetin Pohang. 3 persona humbën jetën më herët.
Ekipet e kërkim-shpëtimit shpëtuan 2 persona të cilët mbijetuan duke u kapur pas tubave të tavanit për më shumë se 12 orë.
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, i përshkroi ngjarjet si një “katastrofë”.
“Njerëzit shkuan për të marrë makinat në Pohang. Por përjetuan fatkeqësi të tillë”, tha Yeol, raporton Anadolu Agency (AA).
Për shkak të tajfunit Hinamnor 66.000 shtëpi janë shkëputur, ndërsa rrugët u dëmtuan rëndë. Mijëra njerëz lanë shtëpitë e tyre në jug të vendit për shkak të tajfunit, i cili lëvizte me një shpejtësi prej rreth 133 kilometra në orë.