Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur të mërkurën në takim homologun e saj nga Sllovenia, Borut Pahor, më të cilin kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi sikur edhe për shumë çështje të tjera në rajon e Evropë madje edhe për krizën energjetike, raporton InLajmi.
Pahor pas takimit me Osmanin, në konferencën për media ka bërë të ditur disa detaje nga biseda me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, sikur që është e drejta e Bosnjës për marrjen e statusit të kandidates.
“Siç thashë gjatë bisedës edhe me Vuçiqin, për atë që shtetet që kanë statusin e vendeve kandidate t’iu mundësohen sa më shpejtë negociatatat. Bosnjës t’i ofrohet statusi i kandidates. Në lidhje me heqjen e vizave, që të plotësohen premtimet”, tha Pahor.
Tutje ai foli edhe për krizen energjetike ku sipas tij të gjithë duhet t’i kenë parasysh shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Pahor shtoi se ndihet i lumtur për arritjet e pjesshme të dialogut Kosovë-Serbi, por e ka përsëritur se besueshmëria po bie.
“Mendoj që tema është edhe kriza energjetike që na pret. Mendoj që qëllimi është që të mos harrohen shtetet e Ballkanit Perëndimor. Të them se në vitet e fundit si problem kryesor është përmendur ngecja në negociata. Por unë jam i gëzuar për një rezultat të pjesshëm të dialogut në Bruksel. Këtu në Prishtinë, dhe kudo të vijë në takime, do t’iu them tani, gjendja e besueshmërisë po dëmtohet, besueshmëria po bie”, tha Pahor. /InLajmi/