• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 30 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

OKB në “panik” për sulmet ndaj termocentralit bërthamor në Zaporizhia, mund të ndodh katastrofa

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
7 September 2022
në Bota
0 0
0
OKB në “panik” për sulmet ndaj termocentralit bërthamor në Zaporizhia, mund të ndodh katastrofa
0
SHPERNDARJE
20
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike tha të martën se sulmet e vazhdueshme në termocentralin bërthamor të Zaporizhias në Ukrainë janë “të papranueshme” dhe ai kërkoi krijimin e një zone të çmilitarizuar brenda dhe përreth objektit.

“Ne po luajmë me zjarrin dhe diçka shumë katastrofike mund të ndodh”, paralajmëroi Rafael Mariano Grossi gjatë një prezantimi virtual para Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kjo është arsyeja pse në raportin tonë kemi propozuar krijimin e një zone të mbrojtur dhe të sigurisë bërthamore në perimetrin e termocentralit.”

Ai tha se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike është e gatshme të fillojë konsultimet e menjëhershme me palët me hapa konkretë për krijimin e një zone të tillë.

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike publikoi një raport më parë të martën pas misionit që ai drejtoi javën e kaluar në termocentralin bërthamor të Zaporizhias. Në të, ai dhe ekipi i tij përshkruajnë dëme të mëdha në uzinë, por ata nuk e fajësuan asnjërën palë. Rusia, forcat e së cilës kanë kontrolluar objektin që nga fillimi i marsit, dhe Ukraina, inxhinierët e së cilës operojnë termocentralin bërthamor, kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimin e objektit.

Inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike gjetën trupa dhe pajisje ruse brenda termocentralit, duke përfshirë automjete ushtarake të stacionuara pranë turbinave. Ata e vlerësuan gjithashtu situatën e personelit si shqetësuese, pasi ata po punojnë “nën stres dhe presion të lartë” që, sipas tyre, mund të çojë në një gabim njerëzor gjatë operimit të termocentralit.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se “duhen ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të shmangur” dëmtimin e termocentralit, duke i thënë Këshillit të Sigurimit se kjo do të “mund të shkaktonte një katastrofë” për rajonin dhe më gjerë.

“Të gjitha përpjekjet për të ripërcaktuar termocentralin si infrastrukturë thjesht civile janë jetike”,tha ai.

Zoti Guterres u kërkoi forcave ukrainase dhe atyre ruse të mos angazhohen në asnjë aktivitet ushtarak brenda ose rreth termocentralit bërthamor dhe të krijojnë një zonë të çmilitarizuar.

“Në mënyrë të veçantë, kjo do të përfshinte një angazhim nga forcat ruse për të tërhequr të gjithë personelin dhe pajisjet ushtarake nga ai perimetër dhe një angazhim nga forcat ukrainase për të mos bërë lëvizje drejt objektit”, tha zoti Guterres.

Ambasadori i Ukrainës në OKB tha se qeveria e tij “kurrë nuk ka kryer” veprime ushtarake rreth uzinës, pasi kjo do të rrezikonte qytetarët e saj dhe miliona njerëz të tjerë në vendet fqinje.

“E vetmja mënyrë për të hequr përfundimisht kërcënimin bërthamor që rrjedh nga prania e paligjshme ruse është tërheqja e armatimit dhe trupave ruse dhe kthimi i stacionit nën kontrollin legjitim të plotë të Ukrainës”, tha ambasadori Sergiy Kyslytsya për situatën në centralin bërthamor të Zaporizhzhias.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy në një video-mesazh në mbrëmjen e së martës tha se Kievi do të studiojë propozimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për të kuptuar se çfarë nënkupton “mbrojtja” e uzinës.

Ambasadori i Rusisë në OKB fajësoi Ukrainën për bombardimet e vazhdueshme të zonës, duke përfshirë edhe ato në momentet kur inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike po udhëtonin drejt centralit bërthamor.

Vassily Nebenzia nuk komentoi propozimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për krijimin e një zone të çmilitarizuar rreth centralit bërthamor.

Zëvendës ambasadori amerikan në OKB hodhi poshtë akuzat ruse, duke i quajtur ato një përpjekje për të shmangur pranimin e përgjegjësisë së Moskës për situatën, që ka krijuar përmes sulmit ndaj Ukrainës.

“Rusia nuk ka të drejtë të ekspozojë botën ndaj rrezikut të panevojshëm dhe mundësisë së një katastrofe bërthamore”, tha zëvendës ambasadori i SHBA-së, Jeffrey DeLaurentis.

Kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës tha të hënën se centrali në Zaporizhia ishte shkëputur nga rrjeti elektrik për shkak të bombardimeve ruse.

Ministri ukrainas i Energjisë, German Galushchenko, tha në rrjetin Facebook se kompania shtetërore ukrainase Energoatom nuk ishte në gjendje të bënte riparime ndërsa vazhdonin luftimet rreth centralit.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, tha se ishte informuar nga Ukraina se linja rezervë e tensionit nuk ishte dëmtuar dhe se ekspertët pritet ta rilidhin centralin në rrjet gjatë ditëve në vijim., shkruan VOA.

Në raportin e saj, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se, pavarësisht rrethanave të vështira, 3 termocentralet e tjera bërthamore të Ukrainës, Khmelnytskyy, Rivne dhe Ukraina e Jugut “kanë vazhduar të funksionojnë në mënyrë të sigurt që nga fillimi i konfliktit” më 24 shkurt.

Tags: olodymyr ZelenskyyRafael Mariano GrossiTermocentrali "ZaporizhiaVassily Nebenzia
Postimi i mëparshëm

Ministria e Industrisë publikon çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme

Postimi tjetër

Shqiptarët bllokohen në kanalin e La Manshit pasi gomona mbushet me ujë

Të ngjajshme Postime

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima
Bota

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

30 July 2025
Pas tërmetit, në Rusi shpërthen vullkani më i lartë i Euroazisë
Bota

Pas tërmetit, në Rusi shpërthen vullkani më i lartë i Euroazisë

30 July 2025
Starmer: Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin e Palestinës në shtator
Bota

Starmer: Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin e Palestinës në shtator

29 July 2025
Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma
Bota

Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma

28 July 2025
Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë
Bota

Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë

28 July 2025
Trump takohet me Starmer, Presidenti amerikan flet për luftën në Ukrainë: Kemi qenë afër armëpushimit me Putinin plot 5 herë
Bota

Trump takohet me Starmer, Presidenti amerikan flet për luftën në Ukrainë: Kemi qenë afër armëpushimit me Putinin plot 5 herë

28 July 2025
Postimi tjetër
Shqiptarët bllokohen në kanalin e La Manshit pasi gomona mbushet me ujë

Shqiptarët bllokohen në kanalin e La Manshit pasi gomona mbushet me ujë

Lajmet e fundit

Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

30 July 2025
Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

30 July 2025
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

30 July 2025
“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

30 July 2025
Pas tërmetit, në Rusi shpërthen vullkani më i lartë i Euroazisë

Pas tërmetit, në Rusi shpërthen vullkani më i lartë i Euroazisë

30 July 2025
Nga tetori nis zbatimi i rregullave të reja për udhëtime në zonën Schengen

Nga tetori nis zbatimi i rregullave të reja për udhëtime në zonën Schengen

30 July 2025
Zjarri te një depo te “Rrethi i Ismetit”, zjarrfikësit po e lokalizojnë, s’raportohet për të lënduar

Zjarri te një depo te “Rrethi i Ismetit”, zjarrfikësit po e lokalizojnë, s’raportohet për të lënduar

30 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu