Shefja e Grupit Paralamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila thotë se kryeministri Albin Kurti është takuar me sindikalistët para fillimit të grevës, e cila po mbahet afro që 2 javë.
Sipas saj, mbajtja e grevës është paralajmëruar të mbahet më 1 shtator në kohën kur Kurti ka qenë fizikisht jashtë Kosovës.
“Kryeministri i ka taku. Jo tash pas fillimit të grevës, por më parë është takuar. Ne kemi pasë paralajmërime të vazhdueshme se çka do të ndodhë më 1 shtator në Kosovë në raport me zhvillimet në veri…edhe në situatën ku kanë qenë edhe diskutimet, edhe kryeministri dhe fizikisht jashtë Kosovës, është paralajmëruar greva me fillu më 1 shtator. Do të thotë, këtu besoj që ka qenë ajo problemi ose pengesa e madhe e parë e cila e solli në një rrethanë të cilën ne tash po i ndjejmë pasojat tepër rëndë”, tha ajo në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.
Deputetja Kusari-Lila shtoi se aktualisht më e rënda është mosmbajtja e mësimit.