Ish-sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton ka thënë se nuk do të kandidojë më për presidencën e Shteteve të Bashkuara. Ajo tha gjithashtu tha se nëse Trump kandidon sërish, ai duhet të mposhtet bindshëm, transmeton InLajmi.
Hillary Clinton në një intervistë për rrjetin amerikan CBS ka thënë se nuk do të kandidojë më në zgjedhjet për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Megjithatë, unë do të bëj gjithçka që mundem për të siguruar që ne të kemi një president që respekton demokracinë tonë dhe sundimin e ligjit dhe që mbështet institucionet tona,” tha Clinton.
Ajo vuri në dukje se ish-presidenti i SHBA-së, nëse Donald Trump, kandidon sërish, duhet “të mposhtet bindshëm”.
“Duhet të fillohet nga Partia Republikane.Prandaj them shtrëngoni dhëmbët qëndroni përballë tij,” tha Hillary Clinton.
Ajo tha se do të mbështesë presidentin aktual, Joseph Biden, nëse ai kandidon në zgjedhjet e vitit 2024. /InLajmi/Sh.O.