Miliona njerëz në Bririn e Afrikës apo siç quhet ndryshe Gadishullin Somali po përballen me mungesë ushqimi për shkak të thatësirës më të madhe në 40 vitet e fundit dhe rritjes së kostove globale të ushqimit, transmeton InLajmi.
Rajoni i Bririt të Afrikës është në prag të një katastrofe humanitare të paprecedentë, kanë thënë Kombet e Bashkuara dhe disa organizata ndihmash.
Miliona njerëz po përballen me pasigurinë ushqimore, pasi shkencëtarët dhe grupet e ndihmës paralajmëruan se Etiopia, Kenia dhe Somalia mund të përjetojnë thatësirën e tyre më të keqe në 40 vjet këtë tetor-dhjetor me kushte më të thata se mesatarja e parashikuar, shkruan Aljazeera.
Përveç reshjeve të vonuara gjatë 2 viteve të fundit, pushtimi rus i Ukrainës ka ndërprerë furnizimin me ushqim në nivel global dhe ka çuar në një rritje të çmimeve të ushqimit dhe energjisë në rajon. /InLajmi/