Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, e ka uruar të mërkurën James Cleverly për emërimin si Sekretar i Shtetit për Punë të Jashtme në Britaninë e Madhe, përcjell InLajmi.
Gërvalla-Schwarz ka thënë se Kosova është e përkushtuar që ta forcojë miqësinë me Britaninë e Madhe.
“Urime James Cleverly për emërimin si Sekretar i Shtetit të Britanisë së Madhe për Punë të Jashtme, Commonwealth dhe Zhvillim. Kosova është e përkushtuar që të përforcojë miqësinë dhe partneritetin e fuqishëm me Britaninë e Madhe”, tha ajo. /InLajmi/
https://twitter.com/gervallaschwarz/status/1567376430845100032?cxt=HHwWgIC83eejuMArAAAA