Një superjaht 50 metra i gjatë i quajtur ” 007″, frymëzuar nga James Bond, është fundosur pak metra larg një plazhi grek.
Anija, e cila mendohet të jetë në pronësi të një biznesmeni zviceran, por që lundronte nën një flamur britanik, u fundos pasi u përplas me shkëmbinjtë vetëm 49 metra larg gjirit piktoresk Kolona në ishullin Kythnos.
GPS-i i varkës dyshohet se nuk ka funksionuar dhe e çoi varkën drejt bregut përpara se të fillonte të fundosej pranë bregut. Rojet bregdetare iu përgjigjën thirrjes për ndihmë dhe 5 pasagjerët në bord u shpëtuan në kohë, shkruan Gazeta Blic.
“007” mund të strehonte deri në 10 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit në bord dhe kishte një byk çeliku dhe superstrukturë alumini. Ai ishte jahti i 3 më i madh i ndërtuar nga Aegean dhe u shitur për herë të fundit në vitin 2012, sipas Superyacht Times.